Futboll

Zgjerohet çështja e basteve në Itali, edhe Florenci i Milanit nën hetim

Gazeta Si – Mbrojtësi i Milanit është vënë në shënjestrën e Prokurorisë së Torinos për ushtrim abuziv të aktivitetit të basteve.

Zgjerohet hetimi në lidhje me bastet, që ka tronditur së fundi futbollin italian. Edhe Alesandro Florenci është përfshirë në listën e atyre që po hetohen nga Prokuroria e Torinos. Për lojtarin e Milanit akuza është ajo e ushtrimit abuziv të aktivitetit të lojës apo basteve, një vepër e parashikuar në nenin 4.

Futbollisti do të merret në pyetje ditët e ardhshme. Emri i Florencit u shtohet atyre të Nikolò Faxholit, Sandro Tonalit dhe Nikolò Xaniolos.

Dy të parët kanë bërë tashmë një pakt me Prokurorinë federale për skualifikimin respektivisht me 10 dhe 7 muaj. Sulmuesi i Aston Vilës, përpara drejtësisë sportive është mbrojtur duke thënë se nuk ka vënë kurrë bast në futboll.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë