Politike

Zgjedhjet vendore/ PS zgjedh kandidatin për kryetar bashkie në Vlorë

Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS për bashkinë e Vlorës. Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar pak çaste më parë. Përballë Dredhës në garë ishte edhe ish deputeti i PS, Fate Veliaj.

Nga 250 anëtarë, deri më tani janë numëruar 170 fletë votimi, nga të cilat 140 janë shprehur por kandidatët Ermal Dredha dhe 30 vota për kandidatin tjetër në garë, Fate Velaj.

Sa i përket qarkut të Vlorës, ka disa emra të përfoluar si kandidatë për kryetarë të Bashkive që përfshin ky qark. Në Bashkinë e Selenicës pritet të zyrtarizohet emri i Dhimitër Kapajt, në Himarë Jorgo Goro, është emri i përfolur deri në këto momente, ndërsa në pikëpyetje mbetet Bashkia e Sarandës, ku nuk është vendosur ende emri që do të garojë për të drejtuar këtë bashki.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë