Lajme

Zgjedhjet, shefja e ODIHR takim me Bashën në selinë blu

Pas takimeve të djeshme me zv/Ambasadoren e SHBA dhe ambasadorin e BE-së, lideri demokrat do të presë sot në një takim në selinë blu drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover. Mësohet se takimi do të nisë në orën 11:00.
Dy ditë më parë Glover zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS.
Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat.
Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.
Ndërsa, vetë lideri demokrat në një deklaratë për mediat në mbrëmje u bëri thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Nga fjala e Bashës u vu re një strategji e re e opozitës e cila, erdhi fill pas takimeve që faktori ndërkombëtar zhvilloi të martën paradite në selinë blu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë