Politike

Zgjedhjet në PE, Basha: Nevoja për votën e lirë jetike. Asnjë hap pas!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve europiane, të cilat u mbajtën këtë fundjavë.

Duke uruar për rezultatin Partitë Popullore Europiane, kryedemokrati shkruan se vota është forca e qytetarëve në demokraci.

Dhe duke hequr paralele me këtë fakt, Basha e krahason situatën me atë që po ndodh në Shqipëri dhe domosdoshmërinë për votën e lirë.

Postimi i Bashës:

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #2qershor


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë