Ne rrjet

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev bashkohet me Lëvizjen Besa

Ashtu si për referendumin për ndryshimin e emrit të vendit, Zoran Zaev duket se do të mbështetet sërish tek shqiptarët për fitoren në zgjedhjet e parakohëshme në Maqedoninë e Veriut. Ai ka bashkuar sot forcat me një nga partitë opozitare shqiptare, Lëvizjen Besa, e cila i vuri kushte dy vite më parë zyrtarizmin e gjuhës shqipe në këmbim të mbështetjes për Marrëveshjen e Prespës.

Që atëherë marrëdhëniet me dy partive duket se janë përmirësuar ndjeshëm. Lëvizjes Besa dhe LSDM-së kanë nënshkruar sot kaoalicionin parazgjedhor, në një mbledhje ku ishin prezent janë figurat dhe simpatizantët e dy partive. Zaev dhe Billall Kasemi u shprehën m pas nënshkrimit të marrëveshjes se ky pakt paraqet një akt historik.

“Koalicioni parazgjedhor me partnerët tanë shqiptare Lëvizjen Besa, është kaolicon historik. Ky koalicion do të jetë koalicioni më i madh më i fuqishëm dhe fitimtar. Ne jemi të sigurit për fitoren tonë më 12 prill”, theksoi Zaev në fjalimin e tij para të pranishmëve.

“Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës”, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i Lëvizjes Besa.

Në një moment kyç që do të përcaktonte të ardhmen e Maqedonisë, Lëvizja Besa, një parti e vogël ia doli të vendoste dy vite më parë të drejtat e shqiptarëve në krye të agjendës së qeverisë së vendit fqinj. Lëvizja Besa dhe dy deputetët e saj në parlamentin maqedonas u zotuan të votonin kundër marrëveshjes së emrit me Greqinë, nëse në dokumentet e reja të qytetarëve shqiptarë atje nuk do të përcaktohej shtetësia e tyre dhe e të gjitha grupeve të tjera etnike në Maqedoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë