Politike

Zgjedhjet në Kukës, Basha nis takimet në Durrës

Lulzim Basha ka deklaruar se partia që ai drejton nuk do të nxjerrë kandidat në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Kukës.

Megjithatë, ai ankimoi deri në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për të pasur komisionerë në KZAZ e Kukësit për zgjedhjet e së dielës.

Shumica e deputetëve të PD-së kanë dalë në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Emri Vata, ndërsa deputetët e rreshtuar me Bashën nuk kanë përcjellë komente.

Gjithësesi vëmendja e PD-së së drejtuar nga Berisha dhe atyre deputetëve që nuk janë më me Bashën janë fokusuar në Kukës, ndërsa vetë Basha ka qëndruar pasiv duke zhvilluar takime në qytetin bregdetar, Durrës.     

“Sot në Durrës tek familja e Agron Famës, ish-i persekutuar në Savër dhe Maliq. Folëm për problemet e tyre si shtresë e margjinalizuar dhe rrugën për të ndryshuar...”, shkruan Basha duke e shoqëruar edhe me foto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë