Politike

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit, PS zyrtarizon kandidatin Albert Halilaj

Gazeta Si – Partia Socialiste ka zgjedhur Albert Halilajn si kandidat të saj për zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, ku synon të fitojë sërish. Regjistrimi nga partitë politike mund të bëhet deri më 1 shtator, kurse nga kandidatët deri më 8 shtator.

Në anën tjetër, demokratët ende nuk kanë zgjedhur një kandidat për këto zgjedhje. Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha ka propozuar 10 kandidatura.

Bashkia e Kukësit do të zgjedhë kreun e saj të ri më 24 shtator, pasi ish-kryebashkiaku Safet Gjici u arrestua pak kohë më parë nga SPAK-u, për shkak të publikimit të një videoje intime me një vajzë në ambientet e bashkisë.

Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të kësaj videoje. Ai ishte zgjedhur kryebashkiak i Kukësit më 14 maj, ndërsa pas largimit të tij institucionin e ka drejtuar nënkryetari Granit Gjana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë