Lajme

Zgjedhjet në Austri, Sebastian Kurz triumfon sërish

Partia Popullore konservatore e Austrisë, e udhëhequr nga ish-kancelari Sebastian Kurz, ka korrur një fitore të fuqishme në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Me gati të gjitha votat e numëruara, partia e zotit Kurz ka më shumë se 38% të votave, krahasuar me zgjedhjet e fundit kur morti 31% të votave.

Ish partnerët e tij të koalicionit, Partia e ekstremit të djathtë Liria, kanë marrë 17.3%, duke shënuar kështu një rënie të madhe krahasuar me votimet e fundit.

Zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme u shpallën pasi një video-skandali ku zëvëndëskancelari austriak shihej duke i ofruar kontrata qeveritare mbesës së një oligarku rus.

Partia Popullore triumfoi në tetë nga nëntë shtetet federale të Austrisë, duke humbur vetëm Vjenën, ku fituan Social Demokratët.

Por me gjithë shfaqjen e fortë të Partisë Popullore, ajo nuk do të ketë shumicën në parlament dhe Kurz do t’i duhet të formojë një koalicion për të formuar qeverinë.

33-vjeçari mund të zgjedhë të rinovonte aleancën e tij me Partinë Liria, e cila ishte edhe burimi i skandalit që çoi në zgjedhje të parakohshme, por përflitet se dëshirojë të shikojë edhe opsionet e tjera.

Një pakt tre-palësh me të Gjelbrit (të cilën mori 12.4% të votave) dhe partia liberale Neos (7.4%) konsiderohet shumë më e mundshme sesa një koalicion me Social Demokratët (të cilët morën 21.5%).

Por bisedimet e koalicionit pritet të jenë të vështira dhe mund të zgjasin me javë.

Udhëheqësi i gjelbër Werner Kogler tha të Dielën në mbrëmje se partia e tij nuk do të hynte ne koalicion nëse nuk i premtohej një "ndryshim rrënjësor" të politikave të krahut të djathtë të ndjekur nga koalicioni i mëparshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë