Politike

Zgjedhjet/ KQZ regjistron 12 kandidatë, mes tyre “kaubojsi” i PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 12 kandidatë për kryetar bashkie, të cilët i përkasin Partisë Socialiste dhe partive të tjera që konkurrojnë në këto zgjedhje. Deri më tani KQZ ka regjistruar 28 kandidatë për kryetarë bashkie.
Mes kandidatëve të regjistruar është edhe ai ish-deputetit socialist, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si kaubojsi i PS-së. Në garën për bashkinë e Lezhës ai do të ketë përballë ish-deputetin socialist, Pjerin Ndreu, i cili kandidon nën siglën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” (ASHE), e kryesuar nga PS-ja.
KQZ-ja miratoi edhe emrin e Gëzim Topçiut si kandidat për Bashkinë e Maliqit. Ai synon të marrë mandatin e gjashtë radhazi, duke u bërë kryebashkiaku më jetëgjatë në historinë e pluralizmit shqiptar. Më herët KQZ-ja kishte debatuar në lidhje me mandatin e përjetshëm të kryebashkiakëve të paprekshëm, duke kërkuar kufizim i mandateve, sipas ligjit në fuqi, ku nuk lejohen më shumë 3 mandate. Por ky vendim nuk mori kuorumin e nevojshëm të votave, edhe pse anëtarët e PS-së në KQZ ishin pro zbatimit të kësaj dispozite, edhe pse kishte interpretime për efektet e zbatimit të tij. Fran Tuci, Gjon Gjonaj, Artur Bushi, Shuai Beqiri janë socialistët që rikandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Në mbledhjen e sotme u regjistrua dhe kandidati i PS-së për bashkinë e Beratit, ish-zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo.

Kandidatët:
Bashkia Fushë-Arrëz- Fran Tuci PS- ASHE
Bashkia Konispol- Shuaip Beqiri PS-ASHE
Bashkia Pukë-, Gjon Gjonaj PS-ASHE
Bashkia Lezhë- Eduart Ndocaj Partia Kombëtare Konservatore Albania
Bashkia Tropojë- Rexhë Byberi PS-ASHE
Bashkia Skrapar- Adriatik Mema PS-ASHE
Bashkia Maliq- Gëzim Topçiu PS-ASHE
Bashkia Krujë- Artur Bushi PS-ASHE
Bashkia Kuçovë- Kreshnik Hajdari PS-ASHE
Bashkia Bulqizë-. Lefter Alla PS-ASHE
Bashkia Gramsh- Klodian Taçe PS-ASHE
Bashkia Berat-Ervin Demo PS-ASHE


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë