Lajme

Zgjedhjet, kandidati i “Bindjes” i pari në fletën e votimit në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 30 qershorit, në 61 bashkitë e vendit.

Shorti i goglave ka nxjerr të parin në fletën e votimit për Bashkinë e Tiranës, kandidatin e Bindjes Demokratike, Arben Skënderi.

Ndërkohë, kandidati i PS njëherësh edhe kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj do të jetë me numrin 2 në fletën e votimit.

Edhe në Durrës Valbona Sokollari e BD do te jetë e para në fletën e votimit, ndërsa Valbona Sako e PS do të jetë e dyta.

Një tjetër Bashki ku në garë do të jenë dy kandidatë është ajo e Korçës, ku sërish kandidati i Bindjes Demokratike do të jetë i pari në fletë e ndërsa Sotiraq Filo i PS i dyti.

Sa i përket Vlorës, Dritan Leli do të ketë numrin 1, ndërsa Valbona Mezini e BD numri 2.

Në Bashkitë Fier, Lushnje, Elbasan, PS nuk ka një konkurrent duke bërë që Armando Subashi, Fatos Tushe, Valdrin Pjetri dhe Gledjan Llatja të jenë në garë me veten më 30 qershor.

Afati i regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale ka përfunduar, me opozitën e cila nuk do të marrë pjesë pas shpalljes së bojkotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë