Politike

Zgjedhjet, Gjykata Kushtetuese, lufta ndaj krimit dhe azilantët. Dokumenti i BE për negociatat

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europain pritet të marrë një tjetër rrugë këtë qershor, kur pas më shumë se një vitit nga drita jeshile për nisjen e negociatave, Brukseli pritet të mbajë konferencën e parë ndër-qeveritare me Tiranën.

Kjo konferencë do të bëjë të mundur edhe hapjen e kapitujve të parë me Bashkimin Europian, nën metodologjinë e re të miratuar nga Komisionin së fundmi. Duke folur për mediat, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero deklaroi se Brukseli zyrtar po punon për mbajtjen e kësaj konference në qershor, duke shprehur nevojën për përshpejtimin e procesit në të anëtarësimit, si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Europian ka përgatitur tanimë edhe dokumentin e mbajtjen e konferencës së parë qeveritare, e cila do të vinte vetëm dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Dokumenti, i zbardhur nga Euronews, e  vë në fakt theksin tek zgjedhjet e 25 prillit, duke ngritur shqetësimin për keqpërdorimin e administratës dhe resurseve shtetërore në shërbim të Partisë Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet me 48% për qind.

Dokumenti i BE për nisjen e kapitujve theskon më tej se Shqipëria ka përmbushur një sërë kushtesh, si funksioni i Gjykatës Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore

Pikat e dokumentit të BE

  • Zgjedhjet u organizuan mirë nga administrata zgjedhore në përgjithësi. Palët kishin mjaftueshëm besim për të marrë pjesë në zgjedhje dhe një KQZ e reformuar mbikëqyri procesin në një mënyrë të organizuar dhe transparente.
  • Mbeti shqetësim keqpërdorimi i resurseve shtetërore në funksion të partisë në pushtet dhe të figurave të tjera publike. OSBE/ODIHR bëri thirrje për çdo rast parregullsie të vihet në vëmendje të KQZ dhe të autoriteteve të tjera kompetente dhe rastet të hetohen siç duhet, duke përfshirë edhe blerjen e votës. Disa raste janë të lidhura me SPAK.
  • Sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, u arrit një objektiv i rëndësishëm në fund të 2020, me emërimin e 3 gjykatësve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Me 7 anëtarë në detyrë, Gjykata Kushtetuese rifitoi kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh për seancat plenare, që do të thotë bërjen funksionale, duke plotësuar kushtin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
  • Progres i dallueshëm është bërë në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE dhe duke zbatuar planin e veprimit për të përmbushur rekomandimet e task forcës së veprimeve financiare.
  • Që prej momentit të pikut të aplikimeve në 2017, në vendin anëtar më të prekur nga azilkërkuesit shqiptarë, përpjekjet e Shqipërisë kanë rezultuar në rënie, nga 12130 aplikime në 3005 në vitin 2020.
  • Për ligjin e medias, autoritetet kanë siguruar se do ta rishikojnë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Në përfundim, në tërësi dhe pavarësisht sfidave nga Covid-19, Shqipëria vijoi të tregojë angazhimin e saj dhe të japë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në përfundimet e Këshillit në Mars 2020. Në veçanti, Shqipëria e ka plotësuar kushtin e mbetur dhe vijon të plotësojë të gjitha kushtet e tjera që duheshin përmbushur përpara Konferencës Ndërqeveritare, teksa ka vijuar të bëjë progres të konsiderueshëm dhe të qëndrueshëm për t’u përballur me përparësitë e tjera të nënvizuara nga Këshilli”, thuhet në këtë dokument.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë