Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ KAS hap pesë kuti, rinumërim për këshillin bashkiak Pukë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur këtë të mërkurë të hapë pesë kuti votimi për këshillin bashkiak në Pukë.

Kërkesa është bërë nga Aleanca Demokristiane e Shqipërisë e cila ka dorëzuar prova në lidhje kutitë e votimit për të cilat kërkohet rinumërimi.

Ndërkohë në KAS po hapen kutitë e kërkuara dhe po verifikohen votat e gjendura në to.

Deri tani ka rezultuar se vota të Partisë Republikane i janë regjistruar PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Ndërkohë, procesi i numërimit është duke vijuar dhe pritet të shihet nëse do të ketë ndryshim të rezultatit përfundimtar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë