Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në konferencën “Koha për një hap përpara në transparencën e financimit politik”, deklaroi se në mënyrë që të rritet përgjegjësia e partive politike dhe transparenca e përgjithshme e procesit zgjedhor, duhet të merren në konsideratë që t’u kërkohet garuesve të zbulojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre të fushatës para ditës së zgjedhjeve.
Ai foli edhe për domosdoshmërinë e financimit të partive nga buxheti i shtetit dhe jo ato private pasi në këtë mënyrë, sipas tij, leku do të ishte më i matshëm dhe i kontrollueshëm
“…Në vitin 2020, pati një diskutim nëse financimi i partive politike duhet të bëhet vetëm nga fonde publike, vetëm me fonde private, apo një sistem i përzier mes të dyjave, i cili duket më i përafërti me sistemin që kemi aktualisht. Secili prej sistemeve mund të ketë të avantazhet dhe disavantazhet e tij, por personalisht jam i mendimit që dhënia hapësirë e financimeve private do t’i bëjë financat e partive akoma më të mbyllura, më pak transparente dhe me mundësi më të mëdha ndikimi nga burime të paligjshme, kriminale dhe korruptive. Në këtë kuptim, mbetem në favor të një financimi nga Buxheti i Shtetit, i cili është i matshëm, i kontrollueshëm, qarkullon nëpërmjet sistemit bankar, dhe i jep mundësi organeve që ligji i ka ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes të kryejnë më mirë detyrat e tyre”, tha ndër të tjera Alibeaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.