Tre parti të opozitës i dërguan kërkesë zyrtare në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit. Përmes një letre të depozituar nga sekretari i përgjithshëm, Endrit Brahimllari, LSI kërkon të regjistrohet për këto zgjedhje.
Në dalje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi depozitoi kërkesën, Endrit Brahimllari u shpreh se data 13 tetor është e ligjshme për të zhvilluar zgjedhje dhe se anëtarët e këtj komisioni nuk duhet të bëhen kamikazë.
“Anëtarët e KQZ nuk duhet të bëhen kamikazë të Edi Ramës dhe Rilindjes. Unë kam ardhur në emër të LSI për të kërkuar regjistrimin në zgjedhje. Data 13 është ditë e ligjshme për zgjedhjet në pushtetin lokal”- tha Brahimllari.
Por Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është vetëm në këtë kërkesë, pasi letër për regjistrim pranë KQZ-së kanë çuar edhe dy parti të tjerë opozitare, PR dhe PAA.
Mbetet për tu parë nëse KQZ do e marrë parasysh këtë kërkesë, pasi sot është afati fundit i regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor. Palët do të kenë më pas shumë pak kohë për të vijuar me dorëzimin e emrave të kandidatëve për kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak.
Nga PD ende nuk ka asnjë lëvizje për t’ju bashkuar kësaj kërkese të aleatëve të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.