Ne rrjet

Zëvendëspresidenti dhe 4 deputetë të infektuar me koronavirus në Iran

Zëvendëspresidenti, katër deputetë dhe një zëvendësministër janë infektuar me koronavirusin e ri në Iran, i cili është kthyer tanimë në një epiqendrat më të mëdha të shpërthimit të virusit

Ai përhapet me shpejtësi në Iran, duke detyruar autoritetet që të anulojnë mbajtjen e Lutjeve të së Premtes në shumë xhami në mbarë vendin.

Mohammad Ali Vakili, anëtar i presidiumit parlamentar, tha përmes një postimi në Tëitter se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin e ri, një prej të cilëve kanë humbur jetën.

Ndërkohë gjendja e numrit dy të shtetit, zëvendëspresidentit Masoumeh Ebtekar mësohet se është stabilizuar.

Njoftimi se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin, vjen në kohën kur numri zyrtar i vdekjeve është rritur nga 8 në 34 vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkaq, 388 persona të tjerë janë testuar pozitiv me koronavirusin e ri.

Por, BBC citon burime të besueshme, duke thënë se të patën 210 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran. Ministria iraniane Shëndetësisë në Iran ka hedhur poshtë këto raportime.

Zyrtarët në Teheran po akuzohen se po fshehin shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë rekomandoi që të gjitha ngjarjet publike, si dasmat dhe funeralet të mos mbahen. Shkollat dhe universitetet, por edhe kinematë, teatrot dhe qendrat tregtare janë mbyllur po ashtu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë