Politike

Zëvendësoi Bardhin, Basha: Detyrën e kreut të grupit parlamentar do t’ia delegoj njërit prej nënkryetarëve

Nga Gazeta 'Si'-Kreu i PD-së, Lulzim Basha pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, në një prononcim për mediat deklaroi se detyrën e kreut të grupit parlamentar, do ia delegojë njërit prej nënkryetarëve.

“Asnjë debat artificial apo i natyrshëm me njëri-tjetrin nuk ndihmon. Kauza jonë është për qytetarët. Në momentin kur televizioni Syri do t’i drejtohet zyrtarisht PD do të përgjigjem. Prej ditës së djeshme me hyrje në fuqi të statutit të PD, janë marrë vendimet përkatëse. Dua të deklaroj hapur se si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t’u deleguar. Do ta delegoj te një nga nënkryetarët e PD, siç ka qenë më parë. Thirrja ime për çdo deputet pas një orë të vështirë, është që tani është momenti të shohim, përtej interesave personale”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë