Lajme

Zëvendësohet Shezai Rrokaj, Enada Koçiraj pranon mandatin

Një tjetër kandidate nga listat e LSI ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke kërkuar kështu të marrë mandatin e deputetit.
Mësohet se kandidatja që kërkon mandatin e deputetit është Enada Koçiraj, pjesë e listës së LSI në Qarkun e Vlorës.
Enada Koçiraj ishte e treta në listën e Vlorës dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Shezai Rrokaj. Bashkë me Ralf Gjonin dhe Nimet Musain marrin nesër mandatin nga KQZ dhe do të betohen në seancën plenare të së enjtes.
Ajo është kandidatja e dhjetë nga radhët e LSI që kërkon të marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve parlamentare nga opozita.
Deri më tani janë 17 kandidatë në total nga opozita e re që kërkojnë mandatin e deputetit, ndërsa 4 prej tyre janë betuar në Kuvend dhe të tjerët janë në proces.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë