Lajme

Zëvendësohen prokurorët, KLP cakton kreun e përkohshëm të Apelit të Krimeve të Rënda

Në mbledhjen e sotme të Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar prokurorët e përkohshëm në Prokuroritë e Rretheve, Krimeve të Rënda dhe në atë të Tiranës. Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda është caktuar prokurori Altin Dumani.
Më herët ky post është mbajtur nga Fehmi Petku, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK pasi kishte probleme me deklarimin e pasurisë.
Po ashtu në mbledhjen e sotme, e cila u zhvillua me 10 anëtarë për shkak se mungonte prokurori Besnik Cani, u miratua me vota unanime në mënyrë të përkohshme prokurori Isa Jata në pozicionin e Prokurorit të Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
Gjithashtu, drejtuese në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastrës u emërua Julian Cafka.
Në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë u emërua prokurorja Rozeta Qirjaqi.
Ndërsa, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë u emërua Irena Çunoti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë