Trend

‘Zepotha’ filmi horror që po çmend TikTok-un, por që nuk ekziston

Filmi horror “Zepotha” është injoruar prej kohësh për shkak të filmave të tjerë të viteve 1980 dhe më në fund po merr vëmendjen që meriton. Ose të paktën, kjo është ajo që TikTok dëshiron që ju të besoni.

Përdoruesit e TikTok po postojnë pamje të frymëzuara nga filmi, ndërsa të tjerë po ndajnë vepra arti të frymëzuara nga filmi “Zepotha”.

Ka vetëm një problem. Filmi nuk ekziston.

Përdoruesja e TikTok, Emily Jeffri, e nisi këtë trend kur postoi një video që sugjeronte një "ide të re".

"Po sikur të krijonim një film horror të rremë të viteve '80 të titulluar 'Zepotha' dhe të fillonim të komentonim, oh Zot, dukesh saktësisht si ajo një vajza te Zepotha' etj.”

“Së bashku do të jemi dëshmitarë të zhvillimit të njohurive të reja, do të shfaqen personazhet kryesore etj. dhe ne mund të bindim mijëra njerëz se ky film horror me titull të çuditshëm të viteve '80 ekziston në të vërtetë," shtoi ajo.

@emilyjeffri OBVIOUSLY made maxine’s song my top song, sue me. we were literally ROBBED of maxine & alaine, their relationship had SO MUCH potential i will never forgive the producers. AND THEIR SONG TOO?? made this a sound so other ppl who have seen zepotha can give their own rank too!! SORRY it is sped up, tiktok will take it down otherwiseeee :p #zepotha #80s #nostalgia #horrormovie #80shorror #horror #spooky #maxinefromzepotha #alainefromzepotha ♬ ranking the zepotha soundtrack - jeffri

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë hamendësuar se trendi nuk është gjë tjetër veçse një dredhi marketingu për albumin e ardhshëm të saj, “SOUNDTRACK FOR AN HORROR MOVIE”, të cilin ajo po e promovon në TikTok.

“’Zepotha’ është truku më i zgjuar i marketingut që kam parë vitet e fundit. Gati 7,000 video në ditë, është çmenduri,” shkroi dikush.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë