Bota

Zelensky: Politika ruse synon shpërndarjen e fëmijëve ukrainas në territorin e tyre

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas lëshimit të urdhër-arrestit së Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj kreut rus Vladimir Putin për krime lufte, si dhe dëbimin e fëmijëve ukrainas.

“Ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre është privimi nga çdo mundësi për të kontaktuar të afërmit e tyre. Fshehja e fëmijëve në territorin rus është padyshim politika e tyre e re”, ka thënë Zelensky.

Më tej, Zelensky tha se do të ishte e pamundur të kryhej një operacion i tillë kriminal pa Putinin, në një postim në Telegram.

Gjithashtu ai ka falënderuar vendimin e gjykatës, duke thënë se ‘të gjithë në botë po na ndihmojnë të luftojmë për drejtësi’.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka firmosur një mandat arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova-n.

Mandati i arrestit për liderin rus dhe zyrtaren Lvova-Belova është firmosur pasi dyshohet se janë përgjegjës për skemën e deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë