Politike

Zelensky bisedë telefonike me Ramën: E falënderova për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të Paqes

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin, Edi Rama, të cilin e ka falënderua për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e ardhshëm te Paqes që do të mbahet në Zvicër.

Ai po ashtu e ka cilësuar Ramën, si një mik të madh të Ukrainës.

Presidenti ukrainas shtoi se e ka informuar Ramën edhe për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.

“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky.

Samiti i Paqes për Ukrainën do të mbahet në qytezën Bürgenstock në kantonin Nidwalden të Zvicrës më 15-16 qershor. Ky samit do të organizohet në përpjekje për të bashkuar liderët botërorë dhe për të gjetur mënyra me anë të së cilave mund të arrihet paqja afatgjatë në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë