Futboll

Zekiç dhe Mourinjo zgjedhin titullarët, ja si do të luajnë Partizani dhe Roma

Gazeta Si – Pas pak do të nisë në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Romës. Trajnerët Zoran Zekiç dhe Zhoze Mourinjo kanë zjedhur lojtarët, të cilët do të zbresin në fushë nga minuta e para për këtë test.

Partizani luan me një formacion të përbërë kryesisht nga lojtarët e stolit, pasi vëmendja është te Liga e Konferencës. Trajneri kroat ka vendosur të aktivizojë Alban Hoxhën në portë. Më pas luajnë Hadroj, Buxhelaj, Preka, Baruti, Bilali, Maguete, Grezda, Keko, Kote dhe Bintsouka.

Mourinjo në anën tjetër ka vendosur të lërë në stol kapitenin Lorenco Pelegrini. Ai ka menduar të luajë me portugezin Rui Patricio në portë, në mbrojtje Mançini, Smolling dhe Lorente, në mesfushë Spinacola, Kristensen, Bove, Ouar dhe Pagano, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Beloti-El Sharaui.

Te Partizani mungojnë Mensah, Sembene dhe Mba për shkak dëmti, kurse te Roma nuk luan Dibala për dëmtim dhe Matiç tashmë i larguar nga kjo skuadër.

Gjendja e fushës së stadiumit ‘Air Albania’ nuk është optimal. Ndeshja gjykohet ngë arbitri shqiptar i FIFA-s, Juxhin Xhaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë