Lajme

Zbulohet skema mashtruese, pranga dy pronarëve të biznesit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga pronarët e subjektit General Impex, pasi akuzoheshin për mashtrim me skemën e rimbursimit të TVSH-së. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimore Rajoni Verior Shkodër, Sektorin e Hetimit, pas një hetimi 3-mujor, ka zbardhur skemën për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44,602,171 lekë të reja. Policia bën me dije se subjekti General Impex nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit në vlerën 248,994,420 lekë nëpërmjet fshehjes së të ardhurave dhe 73.666.095 lekë të reja nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve.
Pas verifikimeve, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar 2 urdhër arreste për pronarët e subjektit, shtetasit me inicialet K. M dhe D. TH si dhe ka marrë masën e pezullimit të ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet Gj. K. dhe masën “detyrimit paraqitje” për shtetasin A. B, pronar i një subjekti të lidhur si pjesë e mashtrimit me TVSH-në.
Sipas Prokurorisë, këta shtetas kanë konsumuar veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, ndërsa për noterin “Falsifikim i dokumenteve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë