Rend dhe Ligj

Zbulohet laboratori i drogës në Spanjë, kapen edhe disa shqiptarë (Video)

Një operacion antidrogë i policisë spanjolle në periferi të El Puig, pranë qytetit të Valencias, ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh droge, që kishin arritur të ndërtonin një ndër laboratorët më të sofistikuar të kokainës në Europë.

Shtypi spanjoll raporton se janë arrestuar 11 trafikantë në disa qytete të ndryshme, ndërkohë që janë sekuestruar 3 tonë kokainë. Mes të ndaluarve, përveç spanjollëve dhe kolumbianëve, janë edhe disa shqiptarë.

Mësohet se grupi sillte në Spanjë lëndën e parë që sigurohej në Amerikën Latine dhe përpunohej në Valencia. Lënda narkotike fshihej duke u përzier me materiale të ligjshme, të cila kalonin në doganat spanjolle, pa u zbuluar.

Një ndër materialet më të përdorua për të kamufluar kokainën raportohet të ketë qenë pluhuri i palmës, një nënprodukt i prodhimit të vajit të palmës. Një dërgesë me një duzinë kontejnerësh të ngarkuar me këtë miell është kapur në Pontevedra.

Policia beson se organizata kishte për qëllim të krijonte disa laboratorë klandestinë për nxjerrjen e kokainës nga produktet ligjore dhe ta shndërronte atë në hidroklorur kokaine, drogë e cila shitet tek konsumatorët.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=10&v=Ojf2aEveto8

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë