Kuriozitete

Zbulohet kapelja e Napoleon Bonapartit nga fijet e flokut në të

Një kapelë e zbuluar së fundmi me dëshmi të ADN-së që vërteton se i përkiste Napoleon Bonapartit u bë publik në një shtëpi ankandi në Hong Kong ditën e sotme.

E përshkruar nga shtëpia e ankandit “Bonhams” si "kapela e parë që mban ADN-në e Perandorit", ajo është e ekspozuar në Hong Kong para se të zhvendoset në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 tetor.

Kapelja, një nga beretat ikonike që shihet shpesh në përshkrimet e Napoleonit në fushën e betejës, ishte blerë nga pronari i saj aktual në një shtëpi të vogël ankandi gjermane që nuk e dinte në atë kohë që i përkiste perandorit.

"Ishte thjesht një blerje e rastësishme", tha Simon Cottle, menaxheri i Bonhams.

Blerësi u intrigua kur kuptoi se kishte mbishkrime dhe karakteristika të tjera që tregonin se mund t'i përkiste Napoleonit, tha Cottle, duke shtuar se një hetim fillestar tregoi se përputhej me dimensionet dhe moshën e beretës së Napoleonit.

Kapelja u testua më pas duke përdorur metoda të ndryshme, përfshirë mikroskopinë elektronike.

"Pesë qime u zbuluan kur përmbajtja e kapelës u ekzaminua nga afër," tha Cottle. "Dhe dy nga ato qime u zbulua pastaj se mbanin ADN-në e Napoleonit."

Historia pas kësaj kapele është shumë e ndryshme nga kapelet e tjera që janë ofruar në ankande.

Menaxheri i shtëpisë së ankandit tha se shumica e tyre ishin dhënë nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose ushtarë që i morën ato në fushën e betejës.

Çmimi i vlerësuar për kapelën, rreth 138,550 dollarë apo pak më shumë është kaq sepse është zbuluar vonë se i përket Bonapartit.

Kapele të tjera, me më shumë histori në qarkun e ankandit, janë shitur deri në 2.5 milion dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë