Lajme

Zbulohet hashashi me dron dhe me përgjime, lihen në burg 6 vetë në Krujë

Policia e Krujës ka nxjerrë 6 urdhra arresti për 6 shtetas nga fshati Barkanesh i Krujës, pasi kishin kultivuar bimë narkotike kanabis sativa.
Siç njofton policia, hashashi është zbuluar me dron dhe me përgjime.
“Ky procedim penal kishte filluar mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Krujë, dhe pastaj janë kryer një numër i madh përgjimesh proaktive, vëzhgime dhe përgjime në ambiente publike e vëzhgime me dron”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia se shtetasit për të cilët, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, janë: T. K., I. D., A. D., B. D., S. D., E. D.
Sipas raportimit të policisë këta persona përkujdeseshin dhe kryenin shërbimet e nevojshme për bimët narkotike si dhe gjatë gjithë kohës vëzhgonin lëvizjet e policisë në terren, duke njoftuar njëri-tjetrin me qellim për të shmangur kapjen e tyre në flagrancë.
Nga ana e forcave të Policisë gjatë hetimit të këtyre personave janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike që u përkisnin atyre.
Ndërkohë, nga ana e Prokurorisë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, vazhdon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë procedim penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë