Dy shtetas të huaj nga LIndja e Mesme dhe një shqiptar janë arrestuar në Tiranë, pasi janë zbuluar se mbanin të mbyllur në një dhomë rreth 30 emigrantë të paligjshëm, duke i kërcënuar familjarët e tyre që t’u paguanin lekët e transportit për në kufirin tjetër.
Pengmarrësit kishin përshtatur një banesë në Laprakë, e cila funksiononte si një hotel për 30 emigrantët e paligjshëm.
Të arrestuarit janë M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.