Treg

Zbulimi: Të shkon më lirë nëse hoteleve u telefon vetë se rezervimi online

Sajtet e rezervimeve të hoteleve nuk paraqesin çmimet më të mira ashtu siç ato reklamojnë nëpër reklamat e medias e rrjeteve sociale.

8 në 10 dhoma në Angli rezultuan të ishin më të lira apo të vinin me bonuse si mëngjes falas nëse i kontaktoje direkt nga telefoni e jo përmes sajteve për rezervime online, sipas një studimi nga Which?

Sajtet si Booking.com dhe Expedia pretendonin se jepnin çmimet më të mira të hoteleve por nga studimi i bërë rezultoi se komisioni që këto sajte mbajnë, bën që çmimet të rriten.

Sipas studimit u pa se këto sajte imponojnë tek hotelet në Angli përmes një marrveshjeje paraprake që të mos paraqesin çmime më të lira se ato që paraqiten në Expedia apo Booking.com. Por kjo nuk i ndalon hotelet që të japin çmime më të mira nëse kontaktohen direkt nga klientët në telefon.

Zbritja më e mirë që u pa nga studimi rezultoi të ishte plot 12% më lirë se çmimi i paraqitur në Booking.com e patja e një bonusi tjeter nga hoteli si psh vakti falas.

Ndërkohë, një opinion pozitiv ka gjithashtu e për agjentët e turizmit. Mendohet se ata mund të gjejnë çmimet më të mira në treg. Por përsëri u pa se nëse ato hotele kontaktoheshin direkt nga klientët e pyeteshin për një çmim më të mirë se ai i agjentit në 8 raste nga 10, këto hotele ofruan për grupin e studimit çmime më të mira ose incentiva të tjera si vakte falas, seancë palestreje falas, masazh, apo diçka tjetër falas.

Agjentët e paketave turistike zakonisht faturojnë një komision prej 15 deri në 25 përqind të çdo rezervimi. E këtë pagesë ekstra hotelet, e veçanërisht këtu apartamentet e vegjël të menaxhuara nga familjet, i’a kalojnë klientëve.

Studimi nga Which? gjtihashtu tregoi se praktika që ndërmerrej nga sajtet si Booking.com e Expedia për të mos lejuar të shfaqeshin çmime më të lira në sajtet e hoteleve në Angli ishte e ndaluar në Francë, Itali dhe Austri se cënonte konkurrencën.

Në disa raste kur hotelet në Angli kanë shfaqur në sajtet e tyre çmime më të ulta se ato që kanë dhënë për kompanitë si Booking.com dhe Expedia, hotelet kanë marrë një letër elektronike paralajmërimi për thyerjen e kësaj marrveshjeje të lidhur midis tyre. Në e-mail thuhet se nëse hoteli vazhdon të shfaqë çmime më të ulta se ato që i ka dhënë për kompanitë e rankimeve dhe vlerësimeve të hoteleve, vizibiliteti i tij do të ulet ndjeshëm në Booking.com apo Expedia duke i ulur këtij të fundit në këtë mënyrë numrin e klientëve.

Letër paralajmëruese e ardhur njërit prej hoteleve në Angli nga Booking.com në të cilën i thuhet të ndalojë shfaqjen e çmimeve më lira të dhomave në sajtin e hotelit se ai i sajtit të Booking.com.

Sipas grupit të survejimit nga Which? këshilla më e mirë për klientët është që mos të mjaftohen me çmimet e dhomave që shohin online. Gjithnjë klientët duhet që të provojnë të marrin në telefon hotelet e të negociojnë me ato çmimet apo paketat plus të shërbimeve që vijnë me qëndrimin në hotel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë