Vende dhe Udhetime

Zbulimi i varrit antik në Egjipt mahnit arkeologët

Një varr antik më i vjetër se 4 mijë vjeçar në një nga piramidat në Egjipt ka mahnitur arkeologët dhe të gjithë vizitorët. Zbulimi është bërë në piramidën e Djoser në zonën arkeologjike të Sakaras në perëndim të kryeqytetit egjiptian, Kajro.

Ajo që i ka mahnitur turistët, por edhe vetë arkeologët që bënë zbulimin, ishte paprekshmëria që ky varr kishte. Për më shumë se 4 mijë vite ai kishte qenë i paprekur nga dora e njeriut dhe të gjitha artefaktet dhe pikturat murale ishin në gjendje optimale. Për shkak të mos ekspozimit në dritën e diellit, një pjesë e madhe e vizatimeve kanë ruajtur ende ngjyrën origjinale.

Gjatë shekullit të kaluar kjo piramidë ishte konsideruar si një thesar më vete për Egjiptin dhe u përfshi në thesarin mbretëror të këtij vendi. Por për atë periudhë hulumtimi në këtë piramidë ishte shumë i vështirë, ccka bëri që ajo të mbetej e paprekur dhe vetëm në vitin 2018 të bëhej e aksesueshme për publikun.

Ky varr antik do të jetë një xhevahir i shtuar në paketën e pasur turistike që Egjipti ofron për të apasionuarit pas kulturës dhe historisë. Ekonomia e këtij vendi ka një varësi shumë të madhe nga turizmi dhe në tre vitet e fundit është duke e kaluar goditjen e madhe që përjetoi në vitin 2011, për shkak të trazirave në atë që u quajt “pranvera arabe”.

https://www.youtube.com/watch?v=-HMjJxg5-h0

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë