Keshilla

Zbulimi i shkencëtarëve: Të kesh një motër ul depresionin

Edhe pse mund të jetë thjesht e pakëndshme kur sheh motrën që ka veshur trikon tende të preferuar, hulumtimet kanë zbuluar se të kesh një motër, ndikon në shëndetin mendor.

Hulumtuesit nga Brigham Youngthis kanë studiuar 395 familje nga Seattle me dy ose më shumë fëmijë, ku të paktën një fëmijë në çdo familje ishte midis moshave 10 dhe 14 vjeç, dhe zbulimi ishte mahnitës. “Prezenca e një motre zvogëlonte depresionin”, thotë një profesor në Universitetin Brigam Jang dhe autori kryesor në studimin, i cili u botua në Journal of Family Psycology. Hulumtuesit zbuluan se të kesh një motër mund të ndihmojë në parandalimin e ndjenjës së vetmisë apo ndjenjës së fajit.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se vëllezërit e motrat kanë një ndikim pozitiv mbi njëri-tjetrin, pavarësisht sa janë të rritur, apo sa diferencë moshe kanë ndërmjet tyre. "Dashuria vëllazërore nga secila prej gjinive ka të bëjë me mungesën e delikuencën dhe sjelljet më pro-shoqërore si dashamirësia dhe bujaria më e madhe, vullnetarizmi dhe ndihma për të tjerët", tha Padilla-Walker për ABC. Sipas studimit, të kesh një motër parandalon depresionin më shumë se të kesh një vëlla, kjo për shkak se vajzat janë më të mira në të folur për problemet ose kanë më shumë gjasa të marrin një rol kujdestar.

Ndërkohë studimi tregoi se vëllezërit e motrat kishin efekt më mbrojtës ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre më të vegjël. Për ata që kanë motra të bezdisshme, sipas studiuesve, edhe sherret mund të ndihmojnë vëllezërit e motrat të formojnë aftësi jetësore të rëndësishme, të tilla si kontrolli i emocioneve.
Studimi gjithashtu gjeti se vëllezërit e motrat kanë dy herë më shumë ndikim se prindërit për kryerjen e veprave të mira - duke përfshirë vullnetarizmin, duke bërë favore për të tjerët dhe duke qenë më të mirë për njerëzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë