Libra

Zbulimi i J.K Rowling: Ish-burri nuk pranonte të shkruaja, më sekuestroi dorëshkrimin e Harry Potter

Nga Gazeta Si - Gazetari portugez Jorge Arantes ishte posesiv dhe nuk pranoi që gruaja e tij të shkruante. Kështu u shpreh autorja britanike, J.K.Rowling në një podcast.

Në një podcast, autorja e famshme flet për abuzimin që pësoi gjatë martesës së saj të parë.

“Shpresoj që vajzat e mia të mos kenë të njëjtat arsye që unë bëj për të urrejtur zhurmat e forta ose njerëzit që ju afrohen vjedhurazi”, tha ajo.

“Ai ishte shumë i dhunshëm, më kontrollonte në gjithçka”, vijon ajo më tej.

K. Rowling luftoi për vite me radhë kundër bashkëshortit të saj të parë, të dhunshëm, gazetarit portugez, Jorge Arantes, me të cilin ishte e martuar për një vit, nga tetori 1992 deri në nëntor 1993, përpara se të ikte dhe të çlirohej nga një torturues që e keqtrajtonte dhe e mundonte.

Nuk është hera e parë që Rowling flet për këtë, por tani, në podcastin amerikan “The Witch Trials of JK Rowling”, krijuar nga aktivistja 37-vjeçare e Dakotës së Jugut, Megan Phelps-Roper, shkrimtarja angleze zbulon se Arantes madje i konfiskoi dorëshkrimin e saj “Harry Potter dhe guri filozofal”, pjesa e parë në serinë më të shitur në mbarë botën.

Në 1995 J.K. Rowling, pasi u nda nga burri i saj, u transferua në Edinburg me vajzën e saj, pa para, pa punë. Duket pothuajse e pamundur ta imagjinosh atë 20 vjet më parë, e pakënaqur me jetën e saj, e etur për t’u bërë shkrimtare, por me aq frikë sa bota nuk do ta kishte vënë re kurrë talentin e saj të madh.

Pikërisht gjatë asaj që ishte ndoshta periudha më e errët e jetës së saj, Joanne nuk u nda kurrë nga makina e saj e shkrimit, me të vërtetë, ajo gjeti shoqen e saj më të ngushtë në shkrim. Ajo vazhdoi të shkruante, pa ndërprerë, në tren dhe në pijetoren e Edinburgut ku kaloi pjesën më të madhe të kohës pas pushimit nga puna.

Frymëzuar nga njerëzit që kishte takuar dhe përvojat që po përjetonte, ajo mbaroi së shkruari romanin e saj të parë Harry Potter, i cili u refuzua nga shtëpi botuese të shumta para se të botohej nga Bloomsbury i atëhershëm pak i njohur gati 20 vjet më parë.

Shkrimtarja përdori pseudonimin J.K Rowling sepse shanset për shitje ishin më të mëdha nëse autorja e librit mendohej të ishte një burrë.

Tani romanet e Harry Potter, të refuzuara dhe të nënvlerësuara nga botues të shumtë, janë bërë një fenomen letrar që ende nuk ka të ngjashëm në botë. /La Repubblica/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë