Lajme

Zbardhuesi që shitej si ilaç për autizmin, qindra video në You Tube

Substanca, e cila është shitur si "Miracle Mineral Solution" (MMS), thuhet se ka shkaktuar dhjetëra lëndime dhe dy vdekje në SHBA. Sipas një hetimi nga faqja e lajmeve të teknologjisë Business Insider, ky ilaç për "shërimin e autizmit", reklamohej përmes videove ne You Tube.


Por YouTube hoqi shumicën e tyre pasi u raportua për këto video. Gazetari i Insider Business, Tom Porter, tha se ai ishte "i befasuar" nga popullariteti i disa prej videove, të cilat promovojnë MMS si një kurë për një sërë sëmundjesh - përfshirë malarien dhe kancerin.

"Njerëzit të cilët kanë kërkuar informacion për autizmin apo malarien, u janë shfaqur këto video," i tha ai BBC. Ndërsa shtoi se njerëzit nuk kishin informacion rreth këtyre videove.
Ai zbuloi se 20 videot më të mira që promovonin MMS në YouTube kishin më shumë se 3 milion shikime. Disa shfaqen reklama që lidhen me faqet ku përdoruesit mund të blejnë substancën. YouTube ka thënë për Biznes Insider se nuk kërkon në mënyrë proaktive përmbajtje që shkel politikat e saj, por që kishte ndryshuar algoritmet për të parandaluar shfaqjen e videos nga MMS në rezultatet e kërkimit.
"Ajo që kuptoj unë është se ata nuk po monitorojnë faqen për të hequr video që bien ndesh me politikat e tyre", tha Porter.

"Aktivistët që kam folur thonë se kjo nuk është gjë e mirë, ata kanë përgjegjësi për të mbështetur politikat e tyre në mënyrë që ata të mos transmetojnë informacion të rrezikshëm për miliona njerëz në të gjithë botën".

YouTube është përballur me kritika të rënda për shfaqjen e përmbajtjeve përçarëse dhe teorive të konspiracionit me algoritmet e saj. Në janar, ai publikoi një blog që premtonte të luftonte rekomandimet për "përmbajtjen kufitare" - një kategori që përfshin "video që nxitin një kurë të rreme për një sëmundje serioze".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë