Ka ndodhur

Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në vitin 1998 në Vlorë, në kërkim autori

Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998, në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy vëllezër.

Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë pas 23 vitesh autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë.

“Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se është shpallur në kërkim ndërkombëtar 47-vjeçari Gerti Selimaj, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

23 vite më parë, 47-vjeçari Gerti Selimaj vrau me armë vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë