Lajme

Zbardhet dinamika e sulmit, si u godit policia në Elbasan

Prokuroria për Krimet e Rënda më në fund i ka përfunduar hetimet për goditjen që iu bë Policisë së Shtetit në hyrje të Tregut Agroushqimor në Elbasan në shtator të vittit 2017.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Suel Çela drejtonte makinën Audi që goditi automjetin e ish zv.drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi.

Sipas dosjes , Marjus Lulaj (emri i vërtetë i të cilit është Suel Çela), djali i pronarit të Tregut Agroushqimor dhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri, do të përgjigjen përpara drejtësisë, për akuzën e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor.

Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar. Me mbylljen e hetimeve nga Prokuroria, tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda do të hetojë Suel Çelën, djalin e biznesmenit Petrit Çela për tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë. E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit.

Këto veprime, – sipas prokurorisë vunë në rrezik jetën e oficerëve të policisë, të cilët ndpodheshin në detyrë, e për këtë arsye të pandehurit, duhet të japin llogari përpara gjykatës.

Në dosje bie thuhet, se të pandehurit, Çela, Xhaferri dhe Bekteshi, janë hetuar edhe për dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan. Një nga këto përfshin masakrën e ndodhur më 3 shkurt 2016, ku në lagjen “Emin Matraxhiu” janë vrarë me armë zjarri, Agron Capja, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe janë plagosur disa persona të tjerë.
Çela është shpallur në kërkim, Xhaferri është në burg, ndërsa Bekteshi nddoodhet në “arrest shtëpie”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë