Politike

Zbardhet axhenda e Samitit të Berlinit, Sholz e Von Der Leyen “inaugurojnë” Piramidën

Sholz e Von Der Leyen “inaugurojnë” Piramidën në ditëlindjen e Enver Hoxhës

Duket si një koincidencë, por Piramida, që dikur ishte ndërtuar gjatë regjimit komunist si nderim të Enver Hoxha, do të kthehet në qendër të vëmendjes pikërisht në ditën e lindjes së diktatorit komunist. Dhe këtë herë me përmasa europiane.

Pikërisht më 16 tetor, Piramida do të jetë epiqendra e mbajtjes së samitit të Procesit të Berlinit, që për herë të parë mbahen në Ballkan dhe në Tiranë.

Te hënën e 16 tetorit, kancelari gjerman Olaf Sholz, dhe dy drejtuesit kryesorë të Bashkimit Europian, Presidentja e KE, Urusula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të priten nga kryeministri Edi Rama në ora 11:30.  Më pas në ora 12:00 do të nisë sesioni i parë i punimeve me çështjen “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE-në”. Sipas agjendës së siguruar në ora 13:30 në hollin e Piramidës do të bëhet dhe fotoja familjare e liderëve evropianë dhe të rajonit të Ballkanit. Pas një pushim të shkurtër dreke, sesioni i dytë, në sallën kryesore të Piramidës do të mbahet sesioni i dytë për “Mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkani Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje". Pasdite do të vijohet me nënshkrimin e marrëveshje rajonale për njohjen e kualifikimeve profesionale. Ndërsa në ora 17:45, po te Piramida do të mbahet edhe konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama, kancelarit gjerman Olaf Sholz dhe presidentes së Komisionit Europian, Urusula Von der Leyen.  Edhe pse aktiviteti mbahet te Piramida, inaugurimi zyrtar i godinës do të bëhet pasdite në ora 18:00, me fjalimet e kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ku njoftohet se gratë e liderëve pjesëmarrës në samit janë të ftuar të marrin pjesë. Samiti do të vijojë edhe në ditën e dytë, ku pritet ti bashkohet dhe presidenti francez Emanuel Makron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë