Rend dhe Ligj

Zaptim i plazheve dhe ndërtim pa leje, arrestohet 66-vjeçari

Policia e Shtetit vijon operacionin kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT), duke ushtruar kontrolle në zonën bregdetare kanë evidentuar te Shkëmbi i Kavajës, një rast të zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.

Te Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të shtetasit I. K. është konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

Policia thotë se është vënë në pranga 60-vjeçari me inicialet I. K, banues në Durrës.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë