Lajme

Investigimi mbi “Veneto Banka Shqipëri” mbërrin në Parlamentin italian

Vazhdon investigimi i gjatë, i ndërmarrë nga VicenzaPiù.com, rrjeti italian që nisi të publikonte të dhënat e para më 1 prill 2018 për dëmet e shkaktuara ndaj ish klientëve shqiptarë të Veneto Banka.

Çështja ka mbërritur në parlamentin italian në Dhomën e deputetëve. VicenzaPiu' ka konatktuar me avokatin e Forza Italia Pierantonio Zanettin. Ky i fundit i është drejtuar Dhomës së deputetëve me një letër duke ngritur disa pyetje në lidhje me çështjen në fjalë.

Pierantonio Zanettin që nga viti i kaluar, është një bashkëbisedues aktiv në temën e sistemit bankar italian dhe anomalive të tij. Deri në vitin 2018 ai ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Këshillit të Magjistraturës, organi autonom i qeverisjes së gjyqësisë italiane.

Pierantonio Zanettin i kërkon dhomës së deputetëve të Parlamentit Italian të mësojë në lidhje me marrëdhëniet mes SGA, Intesa San Paolo e Tranzit. Shpk.

"Cilat kredenciale Tranzit i paraqiten SGA SPA? Cilat janë kriteret me të cilat SGA SPA ka bërë përzgjedhjen e kompanive që synojnë transferimin e kredive të Bankës Veneto? A ka dijeni nëse SGA SPA ka verifikuar kërkesat e Tranzit për reputacion dhe integritet bankar prezantues?," janë pyetjet e shtruara nga Zanettin.

Rrjeti investigativ italian VicenzaPiu', shkruan se SGA SPA, e kontaktuar prej tij, ka preçizuar se ka portofolë të vegjël me kredi me probleme, “në Rumani (më të madhin), në Moldavi (më të voglin), në Kroaci dhe në Shqipëri”.

SGA ka shtuar se “Duke mos patur në këto vende një prezencë direkte, SGA ka përzgjedhur operatorë privatë që merren me menaxhimin e borxheve të këqija. Duke bërë kërkime SGA ka vendosur , për Shqipërinë, të japë menaxhimin me outsourcing të borxheve të debitorëve shoqërisë Tranzit. Tranziti është subjekt i mbikëqyrur nga Banka Qendrore e Shqipërisë ".
Sipas VicenzaPiu.com Tranzit ka selinë në ishujt Cayman, me pronësi ruso-amerikane.

Burimi: VicenzaPiu.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë