Kur mendojmë për zakone të këqija, normalisht që nënkuptojmë pirjen e duhanit, alkoolin apo vese të tjera. Por në fakt ka disa zakone që të gjithë i bëjmë dhe që në fakt nuk i kuptojmë. Rezulton se disa nga zakonet e tua të përditshme mund të bëjnë më shumë dëm sesa të mirë.
Vishni rroba kur flini gjumë
Të flesh me rroba nuk është një ide e mirë, T-shirt-at e ngushtë mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe njëkohësisht ju jep shumë vapë dhe djersitje. Ndonëse ju mund të mos zgjoheni nga gjumi, kjo do të ndikojë në cilësinë e gjumit.
Furça e dhëmbë e ashpër
Mund të duket se një furçë dhëmbësh e ashpër, pastron dhëmbët më mirë, por kjo në fakt është e dëmshme. Një furçë e ashpër mund të dëmtojë mishin e dhëmbëve.
Të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë
Stereotipi që të gjitha gratë mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë nuk është tërësisht korrekte. Sipas hulumtimit, vetëm rreth 2% e popullsisë mund ta bëjnë këtë në mënyrë efektive. Pra, mos e provoni nëse nuk jeni absolutisht të sigurt se jeni në atë 2%. Përqendrohuni në një gjë në një kohë dhe së shpejti do të zbuloni se efikasiteti juaj është përmirësuar.
Të bëni gjëra që janë jashtë kontrollit tuaj
Ju nuk mund të ndryshoni atë që bëjnë njerëzit e tjerë, nëse ju mundoheni të keni kontroll mbi gjërat që nuk i keni ju në dorë, atëherë ato gjëra nuk do të ndryshojnë thjeshtë do të ndryshojë mirëqenia juaj. Përdorni kohën dhe energjitë tuaj në vetë përmirësim dhe bëhuni një version më i mirë për vetën tuaj. Ne nuk po themi se duhet të jeni indiferentë, thjesht mos u fiksoni për diçka që nuk keni kontroll. Familja dhe miqtë e tu kanë nevojë për ju që të qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur.
Gjuha negative e trupit
Ne e kemi dëgjuar të gjithë shprehjen, “Mos gjykoni një libër për kopertinën e tij”, por në jetën e vërtetë, ne të gjithë mbështetemi në atë që shohim. Në fakt, ekspertët besojnë se shumica e komunikimit tonë bazohet në shenja jo-verbale. Analizoni veten dhe përpiquni të shikoni nëse keni ndonjë zakon të gabuar të gjuhës së trupit. Si qëndrimi ose kontakt agresiv me sy, të cilat mund të keqinterpretohen. Nëse bëni disa nga këto gjëra, përpiquni të punoni në mënyrë aktive në eliminimin e tyre.
Qetësuesit e dhimbjeve
Kur nuk përdoren siç duhet, qetësuesit e dhimbjeve mund të shkaktojnë më shumë probleme shëndetësore se sa t’ju qetësojnë, duke përfshirë çështjet e kujtesës, ndryshimet e disponimit, përqendrimi i dobët dhe ngadalësimi i kohës së reagimit. Meqë efekti është gradual, ju nuk mund të vini re as që jeni duke u helmuar nga analgjetikët. Abuzimi i ashpër i disa ilaçeve mund të rrisë rrezikun e ulcerave dhe madje edhe gjakderdhjen e brendshme.
Këpucët me taka
Këpucët me taka ju bëjnë te dukeni më të gjata, i bëjnë këmbët të duken më të gjata dhe ju bëjnë të ndiheni të bukura dhe elegante. Mbani në mend se përdorimi i tyre çdo ditë për periudha të gjata kohore mund t’ju kushtojë. Kur ne veshim takë të lartë, shpatullat tona fillojnë të ulën, duke ndikuar kështu në shtyllën kurrizore. Pesha e trupit tonë nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë në këmbët tona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.