Keshilla

Zakone që i bëjmë gabim që sa hapim sytë në mëngjes

Ka shumë zakone që ne bëjmë sapo hapim sytë në mëngjes, por që në fakt janë të dëmshme për shëndetin tonë. Çdo ditë sapo zgjoheni në mëngjes gjëja e parë që ju vjen në mendje është një filxhan kafe, që duket sikur ju ndihmon të hapni sytë. A është e dëmshme? Ekspertët e shëndetësisë thonë se është më mirë ta nisësh ditën me një gotë qumësht, në vend të kafesë. Por veç kësaj, cilat janë disa zakonet të cilat në i kemi praktikuar deri më tani, por nga të cilat duhet të heqim dorë një herë e mirë?

Niseni ditën me një dush të ftohtë

Sipas një doktori nga Harvardi, një dush në mëngjes e bën trurin më aktiv. Dushi me ujë të ftohtë lejon trurit të gjenerojë ide të reja dhe të pazakonshme. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të humbisni mundësinë që të keni një dush kur të zgjoheni.

 Por pse dush me ujë të ftohtë dhe jo të nxehtë?

Dushi me ujë të nxehtë do t’ju nxisë të shkoni sërish në shtrat, ndërsa dushi me ujë të ftohtë ka disa përparësi. Ju ndihmon të ndiheni të rifreskuar, stimulon aktivitetin e trurit dhe forcon sistemin tuaj imunitar. Uji i ftohtë, ndryshe nga uji i nxehtë, nuk e bën lëkurën të thatë dhe sipas shkencëtarëve, njerëzit që bëjnë rregullisht dush me ujë të ftohtë mund të humbasin deri në 10 kg peshë në vit.

Mos kontrolloni telefonin tuaj sapo të hapni sytë

Shumë nga ne e nisin ditën duke naviguar në rrjetet sociale. Por që në fakt, harrojmë se mënyra se si e kalojmë ditën varet nga ajo si e  nisim mëngjesin. Duke thënë këtë, mos e humbni kohën tuaj duke kontrolluar jetën e të tjerëve, duke lexuar komentet dhe  mendimet e tyre, dhe në vend të kësaj, kaloni këtë kohë me vetveten! Niseni ditën duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar, ose duke përgatitur një mëngjes të shëndetshëm.

Mos u mendoni gjatë për veshjen

Shumë prej nesh shpenzojnëshumë kohë në mëngjes duke menduar se çfarë duhet të veshim. Koha e mëngjesit është mjaft e kufizuar, ndaj mos shpenzoni shumë kohë duke menduar për këtë pjesë.

Për të bërë zgjedhjentuaj të thjeshtë, zvogëloni shumëllojshmërinë e rrobave që keni në dollapintuaj. Steve Jobs i Apple vishte xhinse dhe këmishë të zezë, jo sepse deshte  të kursente para, por sepse koha e tij ishte e çmuar. Krijoni një vend të veçantë në dollapin tuaj dhe vendosni vetëm rrobat që vishni në punë. Nëse keni një kod veshjeje që ju bën të vishni një xhaketë të zezë dhe një këmishë të bardhë, mbani vetëm xhaketa të zeza dhe këmisha të bardha në këtë zonë. Kontrolloni rregullisht veshjet tuaja dhe hiqni gjërat që nuk i vishni më. Çdo rrobë që nuk është e sezonit mbajeni në një vend tjetër.

Mos hani drithëra

Drithërat përmbajnë sheqer dhe shumë sheqer në mëngjes shkakton infuzion të insulinës në gjak, kjo shkakton lodhje. Një dietist i famshëm, Chelsey Amer, kohët e fundit tha se është më e shëndetshme të hahet një racion pica në mëngjes sesa një tas me drithëra. Pica përmban proteina, yndyrna dhe karbohidrate, duke e bërë një mëngjes të balancuar. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend që të mos hani më shumë se një fetë. Përveç picës ju mund të hani vezë të fërguara, gjizë apo mish që nuk përmban shumë yndyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë