Lajme

“Ylli i Mesdheut”, një shembull për zhvillimin e turizmit nga Mali i Zi

Sipas raportit të fundit të Komisioni Europian, Mali i Zi është shpallur "Ylli i Mesdheut" për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave statistikore europiane, në tre muajt e parë të vitit 2019, Mali i Zi regjistroi një rritje prej 49% të numrit të turistve.

Ekspertët thonë se Mali i Zi ka avantazhe serioze në krahasim me fqinjët e tij në Ballkan dhe Mesdhe, falë paketave të lira dhe investimeve e lehtësirave fiskale në destinacionet kyçe turistike.

Mali i Zi, Gazeta Si, 18 gusht 2019

“Licencat për investitorët në destinacionet turistike në Mal të Zi jepen vetëm për disa muaj. Për më tepër, karburanti për varkat dhe anijet ka çmimin më të ulët në rajon”, shkruan gazeta kroate “Jutarnji”.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë malazeze të Turizmit, Damir Davidović tha në një prononcim për mediat kroate se Mali i Zi ka rritur vazhdimisht qarkullimin e tij financiar për 15 vitet e fundit.

Mali i Zi, Gazeta Si, 18 gusht 2019

“Në vitin 2019, ne hapëm 27 hotele të reja, 24 prej të cilave janë me katër ose pesë yje. Tri projekte shumëvjeçare me vlerë tre miliardë euro po vazhdojnë në vend. Këto janë zhvillimi i Gjirit Luštica, një qytet turistik me një marinë afër Kotorrit, ai i Marinës Porto Montenegro, dhe zhvillimi i i Portonovit, ku do të hapet hoteli i parë me pesë yje. Ne kemi një investim prej 1.1 miliardë eurosh në turizëm deri më tani ", tha Davidović.

Mali i Zi, Gazeta Si, 18 gusht 2019

Ai shpjegoi se Mali i Zi tani ka 43,000 shtretër në objektet e akomodimit kolektiv, nga të cilat 52 për qind janë të kategorive katër ose pesë yje.

“Investitorëve u ofrohen lehtësira tatimore”, shtoi ai. TVSH-ja në mbarë vendin është 21 për qind, por në hotelet në zonat turistike është shtatë për qind”.

Davidović gjithashtu tha se Aman Group ka hapur disa hotele në Mal të Zi dhe po planifikojnë hapjen e një hoteli tjetër me pesë yje në Kotorr si dhe një hotel të ri të klasit të lartë në Žabljak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë