Futboll

Ylber Ramadani kalon javën në spital… Çfarë i ndodhi mesfushorit kuqezi!

Nga Gazeta 'Si' - Kujtdo i ka rënë në sy mungesa e Ylber Ramadanit në dy ndeshjet e fundit të Lecces, skuadrës së tij në Itali, me të cilën u shndërrua shumë shpejt, brenda një sezoni në liderin e saj dhe një prej lojtarëve më të dashur të tifozerisë, pavarësisht mbylljes jo të mirë të këtij edicioni.

Mesfushori i kombëtares kuqezi, ka trembur ndjeshëm stafet mjekësore të klubit të tij, por edhe të kombëtares rreth 2 javë më parë ku një infeksion në rrugët respiratore e ka bërë të përfundojë në spital.

Burime pranë lojtarit të Gazetasi.al konfirmojnë një situatë shetësuese të lojtarit prej disa kohësh, ku pas kontrolleve në spital është vënë re një infeksion i rëndë për të cilën është dashur një ndërhyrje kirurgjikale dhe rreth 1 javë trajtime në kujdes intensive të mjekëve.

Ramadani është kthyer në stërvitje pak ditë më parë dhe për fat të mirë çdo gjë sipas tij dhe mjekëve ka kaluar dhe ai ka rifilluar stërvitjen edhe pse i veçuar nga grupi këto ditë.

Gjithsesi duket se mesfushori i kombëtares shqiptare do të bashkohet shpejtë me grupin për t’i dhënë ndihmën e tij ekipit në këtë mbyllje të sezonit dhe sigurisht do të jetë i gatshëm edhe për ekipin kombëtar, duke qenë se është një nga pikat kyçe dhe fikse të skuadrës sonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë