Trend

Yjet ‘rishkruan’ rregullat e paraqitjes në tapetin e kuq

Ndërkohë që vera ndjek ritmin e saj, yjet botëror vazhdojnë të provojnë stile të reja. Sigurisht që dikush akoma mund të veshë një fustan elegant në një premierë filmi dhe të duket hyjnore si Margot Robbie në premierën e filmit të saj të ri “Once Upon A Time in Hollywood” e cila u mbajt në Los Angeles, por një veshje e papritur në tapetin e kuq mund të jetë po aq interesante. Kur kolegia e saj në film 'Margaret Qualley' arriti në të njëjtin event me një fustan të tejdukshëm me kristale dhe poshtë mbante veshur njëpalë pantallona të shkurtra dhe një gjysmë kanatjere ajo hyri në historinë e modës për veshjen më të përfolur në një mbrëmje.

Kostumet dypjesëshe ishin qendra e bisedës kudo javën e kaluar. Në ditëlindjen e saj të 50-të, Jennifer Lopez tregoi dashurinë e saj për Versace-n duke guxuar me një fustan me zinxhira i cili e lejonte Jenny-n From the Block të tregonte shumë lëkurë dhe ngjyra e arit mbizotëronte kudo.

Jennifer Lopez

Ndërkohë, diku tjetër stili i të famshmeve u mbizotërua nga korsetë, copat e mëndafshit me shkëlqim dhe veshjet e fryra. Në një shfaqje në Los Angles, Lucy Boynton dhe Zoey Deutsch veshën fustane të fryra me motive lulesh nga Louis Vitton dhe Miu Miu. Në turneun e saj për shtyp aktorja e serialit ‘Euphoria’, Barbie Ferreira kombinoi një bluze me dantellë në ngjyrë bezhë nga Vivienne Westwood  me një fund lejla me lule nga Unif. Ajo veshje i përkiste të shkuarës, të tashmes, gjithçkaje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë