Jete & Stil

Yjet që sollën fantazinë e pasarelave në jetën reale

Pas mbylljes së Javës së Modës në Paris, kishte shumë stile të ndryshme që viheshin re kudo dhe më të mirët ishin të drejtëpërdrejtë, seriozë dhe tërheqës. Aktorja Jennifer Connelly veshi një xhaketë korse nga koleksioni i Louis Vuitton i cili u prezantua në Louvre. Kjo ishte me të vërtetë një veshje e cila i përkiste një muzeu, e veshur me finesë. Në shfaqjen e Thom Browne Cardi B shkëlqeu me një kostum i cili i nxirrte në pah së tepërmi format e saj të famshme.

Hapat drejt veshjeve më të bukura gjithashtu dominuan në disa tapete të tjerë të kuq. Në Festivalin e Filmit në Zyrih, Cate Blanchett kishte zgjedhur fustanin me pika dhe temina të Jean Paul Gaultier dhe dukej mahnitëse. Ndërsa Natalia Vodionava kishte zgjedhur një fustan të kuq madhështor për një dalje të sajën në Londër.

Më poshtë janë 10 veshjet më të mira


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë