Yjet e mediave sociale mund të inkurajojnë fëmijët që të ushqehen shëndetshëm, sugjeron një studim i ri.
Një studim i ri i kryer mbi imazhet që fëmijët ndjekin në rrjetet sociale dhe ndikimin që kanë tek ta, thotë se mediat sociale kanë ndikim të madh në mënyrë si ushqehen fëmijët.
Studimi i paraqitur në Kongresin Evropian mbi Obezitetin, shqyrtoi përgjigjet e fëmijëve lidhur mbi preferencat e tyre ushqimore.
Yjet e mediave sociale që u përdorën në studimin e ri ishin Zoella, që ka 10.9 milionë ndjekës në Instagram dhe Alfie Deyes, që ka 4.6 milionë.
Studimi ndau 176 fëmijë në tre grupe, të cilëve u ofruan disa ushqime të ndryshme , të shëndetshme dhe jo të shëndetshme për të zgjedhur.
Ato ju afruan fëmijëve ushqime , si rrush, ëmbëlsira dhe ushqime fast-foood, dhe zgjedhja e fëmijëve ishin ato ushqime që kishin parë në këto faqe që ndiqnin në rrjetet sociale.
Dr Emma Boyland, një nga studiueset e Universitetit të Liverpulit, tha faqet që ndiqen nga miliona njerëz në rrjetet sociale, duhet të kenë përgjegjësi mbi atë se çfarë postojnë , pasi besimi që ata kanë krijuar tek fansat e tyre që i ndjekin bën që të kenë ndikim të madh.
Studiusit thonë se është shumë e rëndësishme që fëmijët të mbrohen nga marketingu i ushqimeve, jo vetëm në TV, por edhe në internet ku ata po shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.