Treg

Yield-i i obligacioneve 5-vjeçare me rënie të fortë dhe kërkesë të lartë

Nga Gazeta ‘SI’ - Kërkesa për investim në titujt qeveritarë vazhdon të jetë e lartë, duke sjellë një rënie të yield-eve të tyre. Në ankandin e fundit, yield-i mesatar i obligacioneve 5-vjeçare ra në 6.09% nga 7.69% në atë paraardhës.

Ndërkohë që shuma totale e shpallur ishte 2.5 mld lekë, kërkesa kapi 4.78 mld dhe u pranuan vetëm 2.8 mld lekë.

Rënia e interesit të titujve, siç ka ndodhur edhe me bonot është tregues i uljes së pasigurisë në treg dhe pritshmërive të investitorëve, individë po jo për një ngadalësim të inflacionit dhe rritjes së mëtejshme të normës bazë të interesit. Këto dy të fundit ndikuan në një rritje të fortë të yield-eve të titujve gjatë sezonit të verë-vjeshtës 2022 kur investitorët u mbështetën tek titujt si një alternativë më të sigurt dhe me kthim më të shpejtë dhe të lartë.

Rritja e fortë bëri që qeveria shqiptare të niste një fushatë informimi dhe bindje drejtuar qytetarëve për të investuar në to, “risk zero dhe kthim i lartë”.

Në një konferencë në muajin dhjetor, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha: “Tregu i titujve ka pasur ecuri pozitive. Shuma e kërkuar ishte 50% më e lartë dhe kjo duket sepse norma e interesit është stabilizuar. Shifrat për individët nuk i kemi, por interesi është shtuar”.

Rënia e yield-eve është lajm pozitiv për qeverinë dhe kthimin e borxhit të saj në afatgjatë.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë