Bota

Yellen: Mbështetja për Ukrainën, rruga më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë globale

Dyfishimi i mbështetjes për Ukrainën është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë globale, ka thënë Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen të dielën.

Duke folur në margjina të samitit të ministrave të Financave të 20 vendeve më industrializuara në botë (G20), që po mbahet në Indi, Yellen ka thënë se “prioriteti kyç” është që “të dyfishohet mbështetja për Ukrainën” teksa mbrohet kundër pushtimit rus.

Pas vizitës që ka realizuar në Kiev, në shkurt të këtij viti, Yellen ka thënë se e ka parë nga afër diferencën që po e bën ndihma për Ukrainën, si për civilët, ashtu edhe për ushtrinë ukrainase.

Dhënia fund e kësaj lufte është thelbësore, dhe është gjëra më e mirë që mund të bëjmë për ekonominë globale”.

Të mërkurën, liderët e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) janë zotuar se do ta mbështesin Ukrainën aq sa të ketë nevojë.

Plani i G7-ës parashikon një kornizë, sipas së cilës, shtetet individuale do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Kievin, për të konkretizuar llojet e armëve që do të dërgohen në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë