Ekonomi

Yellen dhe Draghi kanë vetëm një detyrë të fundit

Kohët e fundit bota është mbushur me ekspertiza të llojeve të ndryshme. Epoka e teknokratit liberal ka mbaruar. U vra nga populizmi dhe krizat financiare. Demokracia nuk mund të jetojë me ekspertiza, por edhe pa to e ka të vështirë.

Në fillim të vitit 2021, dy shtetet e mëdha më kapitaliste në botë, SHBA-ja dhe Italia, iu drejtuan ekspertëve për të dalë nga situata e rënduar ekonomike. Nëse teknokratët ekzistojnë akoma, Jannet Yellen, sekretarja e thesarit në SHBA dhe Mario Draghi, kryeministri i ri i Italisë, janë të tillë.

Gjatë 30 viteve të fundit, Yellen dhe Draghi kanë mbajtur profile të larta në ekonomië botërorë. Të dy ishin krerët e dy bankave më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë. Yellen në Bankën Federale, SHBA, dhe Draghi në Bankën Qendrore Europiane.

Ata u morën për të shqyrtuar situatën në bazë të eksperiencës dhe gjykimit të tyre. Përfshirë edhe përshtatjen me politikat e qendrës. Yellen në të majtë dhe Draghi në të djathtë.

Dyshja Yellen-Draghi u thirrën në një moment delikat, kur normalja do të ishte të hynin në pension. Jannet është gruaja e parë në drejtim të Thesarit në SHBA dhe po operon në kohën më të vështirë financiare në kohë paqeje. Mario u vu Kryeministër i Italisë për tu përballur me synimin e rikthimit të stabilitetit ekonomik në shtetin italian. Ndihmuar nga fondi i BE-së prej 209 miliardë eurosh.

Këto janë detyra ekstreme, në një situatë ekstreme për Amerikën dhe Europën. Nga të dyja anët e atlantikut, zhgënjimi dhe frika për të ardhmen po nxisin politikat përçarëse midis politikave nacionaliste dhe të djathta. Nëse zhvillimi nuk ndodh globalisht, situatë do të bëhet alarmante.

Sigurisht, do të ishte absurde të fajësojmë Yellen apo Draghin për ngjarjet e ndodhura në ekonomia që nga viti 1990 . Por, si përfaqësues të ekspertëve që kanë qeverisur nuk mund të pretendojnë pafajësinë.

Ishte nën vëzhgimin e tyre dobësimi ekonomik, thellimi i ndarjeve klasore dhe frika nga inflacioni tek deflacioni. Nën vëzhgimin e tyre ishte dhe volatiliteti i tregjeve ekonomike bashkë me kërcënimet klimatike dhe të pandemisë.

Ekonomia e viteve 70’ dhe 80’ sundohej nga radikalë të së majtës dhe vitet 90’ sollën Jannet bashkë me Draghi-n si përfaqësues të “Moderimit të Madh”. Ata nuk iu përmbajtën aq shumë status quo-së. Yellen njëherë soli në vëmendje: “ A do të munden ekonomitë kapitaliste të funksionojë plotësisht me punësim të plotë, por pa ndërhyrje të shtetit?”

Sigurisht që jo!

Por a kanë politikbërëësit e ekonomisë në dorë mundësinë për t’i rregulluar gjërat më shumë se sa t’i përkeqësojnë?

Po! Por ata morën formën e bankave të pavarura, institucione të ndara nga politika. Ndërhyrja  e tyre në politikëbërje është e pakuptimtë në epokën neoliberale që po jetojmë.

Puna e Draghi-t dhe Yellen ka qenë e lavdishme mbi përmirësimin e status quo-së dhe menaxhimin e situatave, por roli i tyre politik në teknokratikë po shtyhet nga goditjet e njëpasnjëshme ekonomiko-politike që nuk mundën t’i kontrollojnë.

Draghi ndryshoi rrjedhën e historisë me një fjali të vetme “ëhatever it takes”. Që ai do të bënte cfarëdo të duhej.  Ai liroi politikat monetare të euros, gjë që duhej bërë me kohë.

Fillimisht projekti europian për bashkimin monetar të përbashkët. E krahasuan atë më SHBA-në dhe thanë se ishte momenti Hamiltonian i Europës. Në vitin 2008, Yellen po ballafaqohej  me probleme strukturore në sistemin financiar, pabarazitë shoqërore, polarizimet politike dhe një shtet aspak i mirëqenies. Kur Yellen mori detyrën nën administratën e Biden, ishte në kushte ekstreme dhe “ëhatever it takes” mund të jetë dhe motoja e saj gjithashtu.

Yellen dhe Draghi janë të dy të kualifikuar në atë që bëjnë, por pyetja drejtuar tyre është e hapur: A munden ata të mbajnë nën kontroll dhe politikën dhe ekonominë për të riformuar shtetet e tyre? A munden ata me këtë veprim të shfajësohen për çdo veprim në të kaluarën? A do të thotë kjo të lihet pas çdo metode tradicionale organizimi dhe drejtimi?

Yellen dhe Draghi janë të dy raste prototipike të suksesit. Vetëm një vit diferencë nga njëri-tjetri, Jannet mbaroi studimet në Univetsitetin e Yale dhe Draghi në Universitetin e Massachusetts.

Në vitet 1980, Jannet dha kontributin e saj në sintetizmin e ekonomive Kejnesiane neoklasike. Të dy ekspertët ishin eksponentë të neoliberalizmit.

Në vitn 1994 Yellen u vendos në krye të Këshillit Ekonomik të administratës së Bill Clinton. Fillimisht, administrata pësoi goditje nga konservatorizmi fiskal që kishte krijuar vetë , nga e ashtuquajtura “masakra e tregut të obligacioneve” dhe inflacioni i ulët. Këtu Yelle tregoi besimi e saj ndaj ekonomisë së re. Ajo sugjeroi blerjen e “kredive të karbonit” nga shtetet e falimentuara nga blloku sovjetik.

Kur Draghi  kthye në Itali vu re që kursimet e familjes së tij “po haheshin” nga inflacioni. Në vitin 1991 u emërua drejtues i thesarit të shtetit ku vendosi të frenojë shpenzimet. Për të ulur borxhin, ai drejtoi privatizimin në shkallë të gjerë të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore të Italisë.

Politikat e ndjekuar nga Draghi po vininnë dyshime të gjithë, përfshirë profesorët e tij. Pas largimit të tij drejt Goldman Sachs, kur në Itali qeveriste Berlusconi, Draghi mori një thirrje nga vetë Kryeministri për tu bërë kreu i Bankës së Italisë në vitin 2006.

Ai qetësoi tregjet ekonomike, uli kostot e huazimit, rregulloi marrëdhëniet midis financave publike, tregjeve dhe bankave të investimeve. Krizën e 2008-ës nuk e parashikoi askush nga të dy, ose të paktën nuk dhanë asnjë shenjë në publik. SHBA-ja nën administratën e Obama-s qarkulloi një stimul fiskal që nuk ishte i madh sa duhej sipas ekspertëve, por që u shty akoma më shumë nga këmbënguljet e Jannet. SHBA-ja ndodhej dhe në mesin e një kaosi politik.

Fillimisht Italia nuk ndjeu lëkundje, pasi bankat e saj nuk po përballeshin me kredimarrje si në SHBA, por Draghi e gjeti veten në zemër të një Europë në pritje për tu shkatërruar. Në lidhje me kreun e BQE-së, Draghi i dërgoi letër Berluscoit që të ndalontë çdo shpenzim.

Gjatë vitit 2012, kur zona e euros po përballej me një tjetër recesion, në fakt ndihmën e dha Banka Federale në SHBA dhe jo EQB-ja.

Tashmë, “ëhatever it takes” ka më shumë kuptim se kurrë. Nëse politikat afatshkurtër dështojnë, loja afatgjatë do të jetë  e humbur.

 

Burimi: Foreign Policy


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë