Libra

Xhorxh Poeti: Rrjetet sociale ndihmojnë poetet të shprehin mendimet e tyre

Poeti dhe aktori i njohur i cili mban pseudonimin, Xhorxh Poeti, thotë se rrjetet sociale e kanë ndihmuar poezinë të pëlqehet më shumë nga të rinjtë.
Poeti emri i vërtetë i të cilit është Xhorxh Mpanga është i njohur që tek filmi me metrazh të shkurtër “Ndiq Udhëheqësin”. Në një deklaratë për BBC në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, ai është shprehur se platformat Youtube, Facebook, Instagram, po i ndihmojnë artistët të shprehin mendimet e tyre.
Ishte viti 1999 kur UNESCO vendosi të kishte një ditë ndërkombëtarë për poezinë, me qëllim promovimin, leximin dhe shkrimin e poezisë dhe komentet e Xhorxh Poetit.
Sipas të dhënave statistikore nga Nielsen BookScan, qendër për monitorimin e shitjeve të librave, në Londër, librat me poezi gjatë vitit të kaluar patën shitje të mëdha.

Poeti shprehet se karriera e tij filloi pikërisht kur nisi të postonte video në Youtube, ku tregonte poezitë dhe sipas tij miliona artistë të tjerë duhet të shfrytëzojnë të njëjtën mundësi.
“Poezia tashmë është një element shume i rëndësishëm për shoqërinë. Ne jetojmë në një kohë kur përballemi vazhdimisht me ndryshime sociale dhe politike, kështu që poezia na ndihmon të kuptojmë botën” shprehet ai
Por ndryshe nga Xhorxh Poeti, pedagogu i letërsisë në universitetin e Exeter, Andi Brown nuk mendon të njëjtën gjë.
Ai shprehet se të vetmet gjera që shohim nëpër rrjetet sociale janë thjesht disa fraza të shkurtra, ose aforizma që tërheqin vëmendjen e njerëzve, por kurrsesi një krijim poetik.
“Rrjetet sociale mund të kenë ndikuar në mënyrën se si ndërveprojnë disa poetë duke shkruar fraza, por për ne poetët e shtëpive botuese nuk kanë pasur asnjë ndikim. Karriera e tyre vazhdon të zhvillohet përmes shtëpive botuese dhe aty gjenden poezitë e vërteta” shtoi ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë