Nga Gazeta Si- Mes dhimbjes për humbjen e nipit të tij, xhaxhai i policit të vrarë Enea Mekolli ka reaguar gjatë ceremonisë mortore duke thënë se në vend po sundojnë kriminelët.
“E latë këtë vend në dorë të krimineleve”, ka thënë ai përballe presidentit Bajram Begaj i cili kishte shkuar për ngushëllime.
Edhe pse presidenti tentoi të largohej, xhaxhai i viktimës vazhdoi më tej, duke i thënë se vdekja e nipit të tij u ka mbyllur derën e shtëpisë.
“Mos i lini kriminelët. Duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e late këtë vend në dorë të kriminelëve, po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund”, dëgjohet ai ti thotë Begajt, i cili nuk bën asnjë reagim.
Polici 34-vjeçar Enea Mekolli ndërroi jetë gjatë operacionit në Maliq për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje