Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferaj, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Lulzim Basha.
Xhaferaj shkruan se Kuvendi i sotëm i solli ndërmend një shprehje të miliarderit George Soros, i cili thotë se çdo gjë është kthyer në biznes, përfshirë dhe politika, dhe se kjo minonte shoqërinë.
Më tej Xhaferaj shprehet se kryeministri Rama sot është krenar për Bashën dhe për mbështetjen që i ka dhënë.
„Aktiviteti i sotëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më kujtoi një shprehje të miliarderit George Soros që thotë: “Ligji është bërë biznes, kujdesi shëndetësor është bërë biznes, politika gjithashtu është bërë biznes. Kjo realisht e minon shoqërinë”.
Rama duket shumë i ngarkuar me asamblenë e të hënës që nuk ka arritur të bëjë asnjë promo për pallatin “Asllan Rusi” që sot ishte kthyer në një Land of FamilyMark Communication.
Pra, takimi i sotëm ishte një demonstrim i Lulëzimit të Biznesit dhe Rama ka të gjithe të drejtën të krenohet për mbështetjen e dhënë“, shprehet Xhaferaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.